7ARTE NËNSHKRUAN MARRËVESHJE MIRËKUPTIMI ME FAKULTETIN E ARKITEKTURËS- UNIVERSITETI HASAN PRISHTINA

Me kënaqësi ju njoftojmë se 7Arte ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin e Arkitekturës-Universiteti i Prishtinës. Qëllimi i kësaj marrëveshje është inkurajimi dhe forcimi i partneriteteve akademike, zgjerimi dhe përforcimi i programeve hulumtuese e profesionale, në frymën tashmë të vendosur përmes projektit të përbashkët “Mitrovica 2022”.

Gjithashtu, qëllim mbetet nxitja e mëtejme e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në disiplinat e ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore urbane, me synimin që të ofrohen zgjidhje përmes qasjeve ndër-disiplinare dhe ndër-sektoriale.

Follow us on