Green Fest

Green Fest është ngjarje vjetore që synon të ngrisë vetëdijen për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara përmes mediumeve të artit dhe kulturës.

Misioni ynë është përdorimi i mediumit të arteve dhe kulturës për të edukuar dhe frymëzuar individë, komunitete dhe shoqëri për të ndërmarrë veprime ashtu që të luftohen ndryshimet klimatike dhe të punohet drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Besojmë se kultura dhe arti mund të luajnë rol të fuqishëm në ngritjen e vetëdijes, inkurajimin e dialogut dhe frymëzimin e individëve për të bërë ndryshime pozitive.

Festivali ynë vjetor është pika kryesore e aktiviteteve tona.
Jemi të përkushtuar që festivalin ta bëjmë ngjarje gjithëpërfshirëse, tërheqëse dhe edukative për të gjithë. Ju ftojmë të na bashkoheni në misionin tonë për ta promovuar zhvillimin e qëndrueshëm përmes kulturës dhe artit.

Për më shumë info rreth festivalit tonë klikoni këtu: https://mitrovicagreenfest.com/sq/

trashëgimia industriale

Promovimi i trashëgimisë industriale është një aspekt kyç i festivalit, pasi synon të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike për brezat e ardhshëm. Trashëgimia industriale i referohet trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të lidhur me industrializimin e një rajoni të caktuar. Kjo përfshinë fabrikat, minierat, peizazhe industriale, banesat e punëtorëve dhe vende të tjera, si dhe histori e kujtesa kolektive të njerëzve që punuan në këto peizazhe industriale. Një nga platformat që është krijuar për këtë kauzë njihet si Visit Trepça, ku mund të informoheni më shumë për të duke klikuar këtu.

Duke promovuar trashëgiminë industriale gjatë festivalit, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike për gjeneratat e ardhshme dhe të ofrojmë mundësi për frekuentuesit e festivalit të mësojnë më shumë për trashëgiminë industriale të rajonit. Ky program gjithashtu do ta inkurajoj komunitetin të mësoj më shumë për trashëgiminë dhe të ndërmarrin veprime për ta ruajtur dhe për ta përdorur atë si një mjet për qëndrueshmëri.

Follow us on