Lidhur me Trepçën
Mirësevini në “Visit Trepça”, një pilot-projekt i inicuar nga OJQ 7Arte, dedikuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë industriale të Trepçës.
Ne besojmë se kompleksi i minierës ka potencialin të jetë një pasuri e vlefshme ekonomike dhe kulturore për komunitetin, ndërtimin e paqes dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Modeli ynë inovativ përfshinë ruajtjen e trashëgimisë me përgjëgjësi sociale dhe mjedisore, dhe ne ofrojmë punëtori, udhëzues në terren dhe ngjarje kulturore për të ofruar një ekperiencë unike dhe interaktive për vizitorët. Ne gjithashtu ofrojmë mundësi për komunitetin që të përfshihet në ruajtjen, promovimin dhe përdorimin e vendeve të trashëgimisë industriale.
Vizioni ynë është ta ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë industriale të Trepçës, krijojmë mundësi ekonomike dhe fuqizojmë komunitetin përmes praktikave mjedisore të qëndrueshme dhe të përgjegjshme shoqërore.
Bashkohuni me ne në përpjekjet tona ta ruajmë dhe promovojmë këtë burim me vlera kulturore dhe historike.
Storja jonë
Visit Trepça synon mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë industriale të Trepçës. Misioni ynë është ta ruajmë dhe promovojmë kompleksin minerar, dhe impaktin e tij në historinë, kulturën, ekonominë dhe politikën e skenës regjionale. Ne besojmë që Trepça është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë tonë kulturore dhe duhet të ruhet për gjeneratat e ardhshme që ta mësojnë dhe vlersojnë atë.
Ne po përpiqemi të krijojmë një hapësirë sociale dhe kulturore ku vizitorët mund të mësojnë rreth trashëgimisë industriale dhe potencialit të tij, duke promovuar turizëm të qëndrueshëm përmes shërbimit kualitativ dhe respektit për komunitetin lokal, mjedisin dhe trashëgiminë industriale. Ne e dijmë që mbrojtja dhe promovimi i kësaj trashëgimie industriale nuk është një punë e lehtë dhe e cila kërkon mbështetje nga të gjithë hisedarët, duke përfshirë komunitetin lokal, qeverinë, institucionet edukative, minierat, sektorin privat, subjektet e ruajtjes së trashëgimisë, organizatat e kulturës dhe vizitorët. Ne jemi duke punuar afërsisht me të gjithë këta hisedarë që të krijojmë një të ardhme të qëndrueshme për trashëgiminë industriale të Trepçës.
Ne ju ftojmë që ta eksploroni trashëgiminë industriale të Trepçës, mësoni rreth historisë dhe rëndësisë së saj, dhe ta zbuloni potencialin që ka.
Historia e Trepçës
Trepça është kompleks mineror i vendosur në një fshat të vogël në Mitrovicë, me një një histori të pasur minerore e cila daton që nga periudha romake, (bazuar ne një dokument të gjetur në arkivin e Dubrovnikut të vitit 1303). Eksploatimi modern i minierës filloi në vitin 1927 nga një kompani e Londrës, dhe Trepça shumë shpejtë u bë një shtyllë industriale kryesore për ekonominë e Kosovës. Prodhimi i rregullt filloi në vitin 1930, ku më vonë u bënë investime në metalurgjinë e plumbit dhe zinkut, dhe vazhdoi ndërtimi i fabrikave për përpunimin e metalit në qendra të ndryshme të Kosovës.
Në vitet 1950 dhe 1960, u bënë investime të rëndësishme në industrinë metalike dhe metalurgjike. Pastaj filloi ndërtimi i fabrikave për përpunimin e plumbit, zinkut dhe metaleve tjera, të cilat u ndërtuan në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Vushtrri dhe Skenderaj. Sidoqoftë, në vitet e ’90-ta prodhimi i minierës Trepça u ndërpre për shkak të shtypjes së autonomisë së Kosovës dhe dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga vendet e tyre të punës. Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Trepça kaloi nën administrimin e Agjencionit Kosovar për Privatizim dhe më vonë u shndërrua në një shoqëri aksionare me 80% të aksioneve të saj në pronësi të qeverisë së Kosovës dhe 20% në pronësi të punëtorëve të Trepçës.
Duke e konsideruar këtë histori të rëndësishme dhe impaktin e Trepçës në fushën ekonomike dhe social-kulturore, ne si “Visit Trepça” synojmë ta promovojmë integritetin dhe trashëgiminë industriale të Trepçës në mënyrë kreative të krijojmë mundësi atraktive për investitorët lokal dhe të huaj në të ardhmen e afërt. Përveç vlerës nëntokësore, është koha ta kthejmë vëmendjen te trashëgimia industriale dhe kujtesa kolektive e Trepçës. Për këtë arsye ne besojmë se Trepça , me historinë e pasur minerore dhe jo vetëm, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore regjionale dhe zhvillimit të vet Kosovës. Duke pasur në mend që për dy dekada shumica e ndërtesave janë braktisur, ka ende mundësi të ruajtjes dhe promovimit të kësaj trashëgimie e cila do të çojë drejt potencialit të një zhvillimi të qëndrueshëm të regjionit përmes turizmit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ndjehu i lirë të jesh i Njoftuar
Na shkruani apo na kontaktoni për ndonjë pyetje që keni.