ndërtimi edhe fillimi i punës t’hotelit është ba n’vitin 1936 Anglezet e kan ba punen Minatoret veteran ende a mbajne ne mend Edhe e përmenin nifar Jonsoni, i cili… i cili edhe ka qenë gjatë viteve t’80-ta (1980), ka qenë ni vizitë n’Stari Tërrg. Ishte i lindun 1910-tën. Ka qenë me ni (1) vajzë, e cila ka qenë e lindun n’1938-tën n’Zveçan. . N’pasaportën e saj i çkrun Zveçan-Jugosllavia, vendlindja. Nejse ata ishin ardhë me ni mision krejt tjetër. Ata e kanë ndërtu hotelin n’Stari Tërrg. Ata e kanë ndërtu hotelin n’Stari Tërrg. N’kuadër të hotelit e kanë ndërtu bazenin, nja dyqin metra (200 m) përsipër hotelit n’mal. . E kanë ndërtu terrenin e tenisit, i cili sod … betoni është n’gjendje ma i mirë se çdo gja që është qitë para tri (3) dite n’kit tokën tonë.Edhe trimstazat për me shetitë për mal, edhe bankat për me u ulë i kanë ba. Pastaj, ata i kanë ato n’Zveçan. E kanë ba ni restorant t’punëtorëve në hymje t’Zveçanit, edhe e kanë maru hotelin që sot ekziston. Hotelin numër tre (3) n’Zveçan, ashtu që i thojnë. Hoteli ni (1), menza edhe hoteli me numër tre (3). Ashtu që, krejt ato kanë metë n’trashëgimi. Krejt prej gurit është.

 

Pas luftes ka metë hoteli ashtu qysh… ka qenë por me shumë keqardhje po e thom, n’vend që me e rujtë, dora shkatërrare e ka ba që ni ditë kur kom shku e kom pa që edhe n’gjysën e Ballkanit i kanë marrë gurtë për ndërtime, për çka… se hotelin e kanë, e kanë rrënu n’tërësi. Aty drejt me t’thanë jom ungjë edhe kom qajtë sikur fëmi, që kom qajtë. (emocionohet). U ula perpara hotelit dhe qajta sikur femije

Follow us on