E mu m’kujtohet, po faktikisht nuk u kanë edhe lehtë me i marrë banesat. Po Trepça si Trepçë, krejt ndërtimet që i ka ba, krejt i ka ba Trepça. Tunellin e parë [1] krejt, tremdhet’ [13] banesa kolektive Trepça i ka ba, ato jon’ kanë t’Trepçës. M’kujtohet ni [1] dite deshta se kom pasë nja dhetë [10] ari trull n’Stari Trg, mendova thashë, ”me hi n’kredi”, e me marrë e me ndërtu shpinë edhe qita lutjen. Atëhere jon’ kanë organet, komisionet e ndryshme, ”a e meriton a se meriton a”, kredinë ose diçka. Edhe e qita lutjen për me marrë, e morra prej komune projektin çfarë shpije me maru atje edhe e dorzova atje edhe i pritsha veç kredinë me marrë. Edhe drejtora shqiptarë, ”Hakif”, thojke, ”çka pe maron shpinë, ta dhajm’ banesën” ”po kur”, thashë, ”kur ma epni banesën?” qeto dy [2] banesa n’tunellin e parë [1]”, ma t’vjetrat, eh ma t’reja që jon’ marue, thotë, ”qato”, thotë, ”e meriton ti banesën me pasë”.
Edhe bile t’drejtën me thanë, nuk osht’ problem edhe drejtora shqiptarë si kom pasë edhe drejtori sërb ka qenë, kanë thanë, ”jemi t’pajtimit Hakifit m’ju dhanë banesa”. Mu ka dhanë me tridhet’ e ni’ [31] dhjetor t’tedhet’ e nantën [’89] banesa. . E kemi fitue katërdhet’ e tetë [48] punëtorë t’Trepçës qato dy [2] banesa që jon’ marrë, t’funit që jon’ kanë banesat. Mas gjashtë [6] mujsh’, tetë [8] mujve neve na largun tani prej pune, po banesat metën e sot e kom.
Për pishinën
Po, po kom qenë aktivist i futbollit… kom pasë atje, notus’ i mirë jom kanë se bazentin Stari Trg – u, n’ni mijë e nanqin’ e gjashet’ e gjashtën [1966] pishina… n’atë kohë jom kanë venin e parë [1] Notus’ i mirë jom kanë edhe sot notoj’ mirë edhe futbollin e kom deshtë. Kemi lujtë me shokë e me asi…, sidomos ma s’shumti kur jom ardhë n’shpi, shokë kom pasë edhe atuhit atje me punëtorë e shokë atje. . Edhe jem dalë te ni [1] fushë, e kemi pasë fushën e tenisit atje si thojnë, ”angelzkakolonia”, u kanë ajo kolonia angleze, qashtu emrin e ka n’Stari Trg. Se anglezt kanë jetu aty, kjo tjetrën anë u kanë Stari Trg – u kolonia e punëtorve, veç punëtorë ka pasë edhe qashtu u kanë Stari Trg – u, tanat janë kanë.