Ai plaku u kanë anglez, dikun 60 vjet i ka pasë. Edhe me atë staritërgsin e bon kontratën, ja blen staritërgsit atë vend, se staritërgsi e ka pasë atë vend. Edhe i kish pa thanë se baba i ditke ato sene… i ka thanë “hajde”… po atij staritërgsit p’ja harroj emrin plakut… “mos ma shitë po hajde e marrum përgjystë se këtu pasuni e madhe osht”. Thotë: “jo thotë ami 100 lira edhe ec ti përpara unë përmasë ta shkeli edhe ja ngjesum gurët”, “Jo zotni këtu s’janë kurgjo 100 lira se këtu o pasuni e madhe ti nuk e di çfarë pasuni o këtu”. Tash ashtu i tha edhe shkoj, -tha me çezmë poshtë anglezi… tha: “meno edhe tri ditë , t’tretën ditë tha vij me ni avokat edhe e nënshkrujmë edhe i kryjmë punët”., Edhe i paska thanë ky “që s’mi bjen 100 lira mos hajde hiq”., More kjo osht e fundit me përkthyes baba çka thojke., Tash shkoj edhe erdh, tha… Mehmet e paska pasë… “Mehmet a qysh, çka i ki punët për Trepçë?”., Thotë “kom thanë une”. Ai i kish pa marrë do peshqira, nanat tona që janë kanë si bojgjake të mëdhaj… i kish pa mushë tha lira veç katër qyshke që i kish pa lidhë, jo 100 po nër 10000 copa… tha: “jo Mehmet qe qeto janë tuat”, thotë “s’pe dinë çfarë pasunie të ka falë Zoti tye në tokë tane”… edhe tha ai Mehmeti, tha “8 vetë jena kanë, na ka dhanë ka ni lirë”., Edhe ka thanë “qunu se tash une p’ja shkeli kah thotë anglezi shkon përpara na ja ngjesum gurët përmas”., Edhe sot e atë ditë osht Trepçës gurët i ka”.