Kujtesa e Trepçës
Projekti “Kujtesa e Trepçës: rrëfime të 100 punëtorëve të Trepçës” ka bërë mbledhjen e rrëfimeve të 100 punëtorëve të ndryshëm të Trepçës: minatorëve, drejtorëve, administratorëve, punonjësve të ndryshëm në sektoret e saj. Rrëfimet janë mbledhur përmes intervistave autobiografike të realizuara nga organizata 7Arte në bashkëpunim me hulumtuese të Deapartamentit të Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës. Videoincizimet do të ruhen si dëshmi e një kujtese të Trepçës që ka bërë historinë bashkëkohore të Kosovës. Ato do të vendosen në muze, biblioteka, arkive e uebfaqe, ndërsa transkriptat e këtyre intervistave janë botuar në vëllim të 10 librave. Në të ardhmen, synohet përkthimi i tyre në gjuhën angleze.
Pse janë mbledhur këto rrëfime jetësore të punëtorëve të Trepçës?
Trepça identifikohet me Kosovën moderne, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe nga ai politik. Rrëfimet e punëtorëve të Trepçës do të monumentalizojnë kujtesën e patreguar të Trepçës, të minatorëve të saj. Kujtesa kolektive e jetës ekonomike e industriale nuk është mbledhur sa duhet në Kosovë. Këto rrëfime do të bëhen një prej koleksioneve të rralla të kujtesës së industrializimit në Kosovë. Ato, njëherazi, do të reflektojnë edhe kujtesën politike, sociale e psikologjike të jetës në Kosovë.
Kujt i duhet kjo kujtesë e Trepçës?
Intervistat me punëtorët e Trepçës, sidomos ata që mbajnë mend kohën e zhvillimit të hovshëm industrial, por edhe transformimit në strukturën menaxheriale të Trepçës, do të shndërrohen në dokumente të rëndësishme për studimet historiografike, sociologjike, antropologjike e me radhë. Ato do të bëhen dokumente të njeriut të nëntokës së Kosovës, fotografi të kujtesës së minatorëve që ishin fanarët kryesorë ekonomik të kohës.
100 intervistat me punëtorët e Trepçës
- Adnan Koroglu
2. Adnan Kusari
3. Adnan Shehu
4. Ajet Tahiri
5. Alije Gashi-Tmava
6. Asllan Hasani
7. Asllan Sylaj
8. Avdi Uka
9. Avdullah Haxha
10. Avni Kastrati
11. Bahtir Istrefi
12. Bajram Aliu
13. Bajram Beci
14. Bajram Mustafa
15. Bajram Salihu
16. Bedri Bunjaku
17. Beqir Maliqi
18. Bilall Neziri
19. Burhan Kavaja
20. Ekrem Belegu
21. Emina Nikshiq
22. Enver Isufi
23. Esma Vatovci
24. Fadil Osaj
25. Ferat Avdiu
26. Flamur Gojani
27. Gani Barani
28. Gani Beqiri
29. Habib Asllani
30. Hajradin Sadiku
31. Hakif Beqiri
32. Halit Begu
33. Halit Bislimi
34. Hamit Beqiri
35. Hasan Avdiu
36. Hysen Hoti
37. Ibush Jonuzi
38. Igballe Sejdiu Kurti
39. Isuf Peci
40. Izber Igrishta
41. Jeton Raqa
42. Jetullah Tahiri
43. Mehdi Jonuzi
44. Miftar Hyseni
45. Minir Dushi
46. Muharrem Avdiu
47. Nazif Gashi
48. Nazif Tahiri
49. Nazmije Kpuzi Terziqi
50. Nebih Ferizi
51. Nexhat Pacolli
52. Nezakete Hakaj
53. Nezir Behrami
54. Niman Uka
55. Nysret Maxhera
56. Pajazit Kaçiku
57. Qazim Avdyli
58. Qerim Zeneli
59. Ragip Studenica
60. Ramadan Ajeti
61. Ramadan Gjeloshi
62. Ramadan Uka
63. Ramadan Uka
64. Ramë Ahmeti
65. Ramiz Kadriu
66. Ramiz Osmani
67. Ramush Hyseni
68. Rexhep Qarkaxhija
69. Rexhep Rrahmani
70. Rizah Beqiri
71. Rizah Vrajolli
72. Sadije Asllani-Bilalli
73. Safet Krasniqi
74. Sahit Gashi
75. Salih Kurshumliu
76. Sefedin Istrefi
77. Sefedin Kastrati
78. Selim Selimi
79. Selvije Fejzullahu
80. Shaban Isufi
81. Shaban Shkodra
82. Shaban Voca
83. Shashivar Begu
84. Shefqet Musliu
85. Shukri Ibrani
86. Shukrije Zeqiri
87. Sofije Myftari
88. Sutki Didikoviç
89. Tahir Sadiku
90. Tahir Salihu
91. Vehbi Haxhiu
92. Vjollca Meha
93. Xhafer Emini
94. Xhafer Nuli
95. Xhemajl Beqiri
96. Xhemil Cena
97. Xhevahire Sylejmani
98. Xhevat Zogëjani
99. Zeki Loxha
100. Zeqir Fejzullahu