Realizohet me sukses turi i dytë i Visit Trepça

Organizata “7Arte” ka shënuar realizimin e turit të dytë të hapur për vizitorët në kompleksin industrial të Trepçës dhe hapësirat tjera që trajtojnë historinë e bujshme të xehtarëve të këtij rajoni. Ky tur historik dhe kulturor u ofroi një aventurë të rrallë për të zbuluar pasurinë e vjetër industriale dhe trashëgiminë e këtyre zonave të Kosovës.

Me qëllimin për të promovuar trashëgiminë industriale dhe kulturore të Trepçës, turin e shoqëruan historian dhe ciceronë me përvojë, të cilët çuan vizitorët në një udhëtim mjaft të ngjeshur, duke filluar me historinë e qytetit të Mitrovicës, të minierave, fabrikave dhe kompleksit industrial, për të vazhduar më pas me njohjen e qytetit e minierës së Artanës.

Visit Trepça është gati të pres vizitorët e tjerë për të ndarë këtë aventurë unike.

Ky pilot-projekt është pjesë e programit vjetor të organizatës 7Arte, i cili është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe DEZHTIE – Komuna e Mitrovicës

📷Kushtrim Hoti

Follow us on