SHMLP “7 sHTATORI”, NË VISIT TREPÇA
Shkolla profesionale SHMLP “7 Shtatori” Prishtinë Tregti-Hoteleri-Turizem nga Prishtina, vizitoi qytetin e Mitrovicës, duke u mundësuar nxënësve të tyre një agjendë të ngjeshur me aktivitete rekreative dhe edukative.
Nxënësit patën rastin të mësojnë për së afërmi për trashëgiminë kulturore dhe industriale të Trepçës, si dhe të kthehen me materiale promovuese për nevoja të ekspozitës në shkollën e tyre.
Visit Trepça përgëzon drejtoreshën Hatixhe Ratkoceri për perkushtimin e vazhdueshëm drejt formimit të gjeneratave të reja profesionale nga industria e turizmit dhe gastronomisë.
📷Kushtrim Hoti