Ndrite Trepçën
Green Fest është festivali vjetor që 7 Arte organizon, çdo vit tema e aktiviteteve lidhet me një nga SDG-të (Sustainable Development Goals; Synimet e Zhvilimit të Qëndrueshëm). Si pjesë e edicionit të 11-të, motoja e festivalit ishte “Ndrite qytetin”, tema e vendosur në SDG 11; Qytete dhe komunitete të qëndrueshme.
Kështu, 7 Arte organizoi punëtorinë “Ndrite Trepçën”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit të “Trepc’Art Factories”. Punëtoria e zhvilluar gjatë 5 ditëve trajtoi mundësinë e rivitalizimit dhe krijimit të hapësirave të qëndrueshme në parkun industrial “Trepça”.
Punëtoria u mbajtë në këto hapësira me pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Kosovës, kryesisht student të arkitekturës.
Si pjesë e agjendës së punëtorisë, një ditë e tërë iu kushtua vizitave të pikave identifikuese historike dhe kulturore të qytetit, kështu pjesëmarrësit nga qytetet e tjera patën mundësinë të njihen me karakterin e qytetit dhe vlerat e tij. Gjatë katër diteve të tjera u realizuan leksione të shumta. Tutje pjesëmarrësit punuan në disa ide konceptuale në lidhje me zonën, bazuar në njohuritë e marra nga lektorët dhe analizat e lokacionit.
Mentorja e punëtorisë ishte arkitektja Leunita Syla. Në kuadër të punëtorisë u zhvilluan diskutime aktive në mes të pjesëmarrësve dhe të ftuarve; si zyrtarë nga Komuna e Mitrovicës, aktivisti i qytetit Z. Nexhmedin Spahiu, znj. Nora Prekazi nga Muzeu i Mitrovicës dhe Mevlude Skuroshi nga Qendra Artizanale, “Social Space for Deconstruction” (“Hapësira sociale për dekonstruksion”). Për të trajtuar më në detaje temën e punëtorisë, ishin të ftuar ligiëruesit: arkitekt z. Rron Begiri, TA në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, z. Valon Xhabali, nga OJQ EC Ma Ndryshe, GE Ramadan S. Uka, arkitekti z. Blendar Cana, arkitekti z. Kosovar Jashari, arkitekti z. Genc Demiraj, dhe arkitektja znj. Arbnora Skuroshi. Ata ndanë qëndrimet dhe ekspertizën e tyre ndaj hapësirës së hulumtuar.
- ENLIGHTEN TREPCA
- ZONIMI HISTORIK I TREPCES
- VIZIONI I TREPCART CITY