RH: Ni kohë e kemë pasë banesa, banesat kloektive kem banue kanihere në Trepçe. Janë kanë… u thojshin bankauza, ka 3 vetë ni dhomë… në Kaqanullë, në Bajgorë, Selac e do që janë kanë do katune të largëta… për shembull, nuk kanë mujtë mu enë dimrit e s’kanë mujtë kur u kanë koha e keqe, kem pasë banesat, kem banu aty.
VK: A ki banu ti najëhere?
RH: Kom banu.
VK: Edhe qysh u kanë me banu aty?
RH: A?
VK: Qysh u kanë me banu aty?
RH: Mirë u kanë fortë, janë kanë ato se e kanë pastrue banesat . Janë kanë të paça janë kanë, nxemja qendrore u kanë, super u kanë me banu. Për ni njeri i vetëm që u kanë me banue kurrë se ka pasë.
VK: E qysh kalojshi aty, qysh e qojshi kohën mas orarit të punës?
RH: A lujshim qashtu shah, domina lujshëm, mas kohës të punës. Po najëhere unë jam dalë gjithë në shehër, në Mitrovicë jam ardhë, k’um nejtë nëpër kafe me shokë, kem ba muhabet… qesofarë.