THE FIRST TUNNEL/ T1
Tuneli i parë thuhet se u ndërtua nga anglezët në vitin 1926 për nevojat e punëtorëve të Trepçës që nuk banonin në Mitrovicë Emrin “Tuneli i Parë” e ka marrë nga një tunel që gjendet mes këtij vendi dhe fshatit Stan Tërg. Sipas burimeve të viteve ’70, Tuneli i Parë i vendosur në një luginë afër lumit Trepça ishte në gjendje të rëndë dhe kushte primitive të jetesës. Thuhet se kur filloi puna në minierën e Trepçës, nuk kishte mjaftueshëm resurse humane për të plotësuar nevojat e punës së minierës dhe për këtë arsye, Trepça filloi të punësonte nga gjithë territori i Kosovës, por edhe nga Ballkani, si Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia.
Në vitin 1974, në Trepçë u bë drejtor i përgjithshëm Veli Deva, i cili pas ankesave të rregullta të banorëve të Tunelit të Parë, formoi një komision me kryetar Latif Jashari për ta vlerësuar gjendjen e asaj lagjeje dhe dha urdhër për të marë masa urgjente për zgjidhjen e problemeve. Me fillimin e grevës së minatorëve në vitin 1989, filloi edhe përkeqësimi i situatës politike në vend. Trepça e ndërpreu investimin për kinemanë e Tunelit të Parë, me ç’rast u ndërpre edhe puna për ndërtimin e kinemasë.
Banorët e Mitrovicës, dhe në veçanti ata të Tunelit të Parë, thonë se destabilizimi i situatës bëri që ndërtimi i kinemasë të ndërprehet. Kur ndërtimi i kinemasë u ndërpre dhe punëtorët e kompanisë Kablari u larguan nga Tuneli i Parë, një numër i banorëve të lagjes thonë se brenda objektit kishte edhe materiale të ndërtimit për ta perfunduar ndërtimin e kinemasë.
Gjithashtu, sot ndërtesa potencialisht mund të shërbejë si simbol i progresit dhe zhvillimit për lagjen dhe komunitetin e gjerë, nëse realizohet investimi dhe rivitalizimi i duhur.