Trepça Utopike

Ajo çfarë kemi dëgjuar për Trepçën e dikurshme, atë të viteve të arta të Jugosllavisë së Titos, për kulturën e punës, mundësitë për aktivitete rekreative e realizim të projekt ideve nga më të ndryshimet, jetën sociale e kulturore, vizitat jashtë vendit, ndërtimin e krenarisë së të qenurit i punësuar në Trepçë, sot ajo e kaluar duket utopike, derisa ne duke u bazuar në po atë të kaluar të Trepçës dhe duke ia shtuar faktorët tjerë të kësaj epoke, po e ndërtojmë një Trepçë Utopike akoma më të këndshme për imagjinatën e njeriut e për ushqimin shpirtëror.

Parku Industrial i Trepçës jo vetëm që kontribuon në ekonomi dhe mjedis, por edhe në jetën sociale dhe kulturore të komunitetit. Duke i gërshetuar këto komponenta, ne tash e tutje kompleksit industrial Trepça do iu referohemi si TrepçArt City.

TrepçArt City ofron jo vetëm vende pune dhe edukim për popullatën vendase, por edhe ngjarje kulturore, aktivitete rekreative dhe programe sociale që ndihmojnë në krijimin e një ndjenje të komunitetit dhe përkatësisë tek qytetarët, duke dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe përgjegjësia sociale mund dhe duhet të ecin paralelisht. ne paralele.

Parku Industrial i Trepçës dikur i degraduar nga koha është rindërtuar plotësisht, me fasada sa ma autentike. Objektet e vlerësuara për konzervim dhe rivitalizim janë trajtuar me materiale miqësore me mjedisin dhe në brendi të tyre objektet janë pajisur me teknologji të avancuara sipas nevojave të komunitetit.

Zona e njohur si “konzervati i piritit” dhe mbetjeve tjera industriale është pastruar nga institucione ndërkombëtare e profesionale duke e kthyer zonën në një tokë të shëndoshë dhe të jetueshme. Në pjesën e bardhë të njohur si “patinazhi” janë vendosur panele solare nga më bashkëkohoret të cilat njëherit shërbejnë edhe për furnizimin e qytetit me energji të ripërtrishme, si dhe vet parkut industrial për nevoja të fuqizimit të mëtejmë të programeve edukative e sociale. Pjesët tjera të zonës janë gjelbëruar, me kopshte dhe parqe që ofrojnë një kontrast të fortë me peisazhin e egër dhe industrial të së kaluarës. Falë sistemeve të avancuara të filtrimit të fabrikave dhe burimeve të rinovueshme të energjisë, ajri dhe uji në këtë zonë është i pastër.

Në kuadër të TrepçArt City, është një qendër komunitare moderne që shërben si qendër për ngjarje kulturore si: ekspozita arti, shfaqje teatrale, panaire dhe koncerte. Qendra gjithashtu ofron hapësirë për grupet e komunitetit për t’u takuar dhe organizuar ngjarje sociale e jubilare. Trajtim të veçantë e me beneficione do të gëzojnë ish-punëtorët e kombinatit Trepça, si dhe fëmijët e tyre. Qendra ka një angazhim të fortë për zhvillimin e komunitetit, duke bashkëpunuar me organizatat lokale për të ofruar shërbime të tilla si strehimi, kujdesi shëndetësor dhe shërbimet sociale për ata që kanë nevojë.

Në po këto zona, do ofrohen salla të veçanta sportive për të gjitha klubet sportive që bartin emrin “Trepça”, e në të cilat hapësira do të organizohen edhe gara e aktivitete sportive. Kjo ndihmon në promovimin e një stili jeteseje të shëndetshme dhe inkurajimin e komunitetit që të bashkohet dhe të marrë pjesë në aktivitete fizike e shoqërore. Krahas tyre do të ketë fusha të veçanta për sporte të rrugës, të tipit: street games, skateboards, etj..

TrepçArt City gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj arsimit, jo vetëm duke ofruar trajnime për punë, por edhe duke sponsorizuar programe që ofrojnë akses në arsim dhe trajnim profesional për njerëzit e të gjitha moshave. Madje duke ofruar objekte të furnizuara me teknologjinë më të re, që do të zhvillonte edhe më tej industrinë kreative e teknologjike. Kjo i mundëson komunitetit të përmirësojë aftësitë e tyre dhe të rrisë gjenerimin e të hyrave financiare.

INë po këtë zonë, objekte e zona të caktuara do të shërbejnë si muzeume për të prezantuar etapat e zhvillimit dhe përpunimit të metaleve nga civilizime të ndryshme që nga koha e neolitit, e deri në kohët bashkëkohore. TrepçArt City është qytet që do ofroj edhe hapësira për akomodim, gastronomi, dyqane industriale, pishina, si dhe kënde me lodra për fëmijë.

Në përgjithësi, TrepçArt City nuk është vetëm burim i prosperitetit ekonomik, por edhe burim i krenarisë së komunitetit dhe kohezionit social. E ardhmja e Mitrovicës dhe e botës duket e ndritshme dhe e begatë me Trepçën tonë utopike.

.PDF Publikimet

TrepçArt Factories .PDF

TrepçArt Factories .PDF file

Shën Pjetri .PDF file

Shën Pjetri .PDF file

Bledar Cana - Inception .PDF file

Bledar Cana - Inception .PDF file

Follow us on