MITROVICA – QYTETET DHE QYTEZAT
Mitrovica është një qytet ku ndërthuret diversiteti i pasur etnik dhe kulturor. Duke qenë një zonë e pasur me minerale dhe me një pozitë të veçantë gjeostrategjike ku dhe mbarojnë malet e Kopaonikut, dhe takohen katër lumenj, e kanë bërë këtë qytet të dëshiruar ndër shekuj, nga qytetërime të ndryshme. Sot Mitrovica ndahet nga lumi Ibër, ku shumica e shqiptarëve jetojnë në pjesën jugore të saj dhe shumica serbe në pjesën veriore. Mitrovica është një qytet që ka një diversitet të pasur kulturor, një natyrë të bukur përreth, afërsi me kryeqytetin Prishtinën dhe një energji vërtetë të ngrohtë dhe mikpritëse që vjen nga njerëzit e saj dhe karakteri i qytetit.